Mbappe është futbollisti më i vlefshëm në botë me Sterlingun që renditet pas tij, dhe Sancho në vendin e tretë. Befasia është Messi, që sipas CIES renditet vetëm i 21-ti, derisa Ronaldo ka rënë shumë shumë poshtë, i 70-ti.
CIES (Qendra Ndërkombëtare e Studimit të Sportit), ka realizuar një studim të gjerë rreth futbollistëve dhe vlerës së tyre, pas pandemisë së koronavirusit.
CIES e ka zgjedhur talentin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, si futbollistin më të vlefshëm në botë, i cili vlerësohet 259.2 milionë euro.
Podiumin e plotësojnë sulmuesi i Manchester City, Rahem Steerling, që kap vlerën 194.7 milionë euro dhe ai i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho me 179.1 milionë euro.
Befasia janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
32-vjeçari i Barcelonës renditet vetëm i 21-ti, ai vlerësohet nga CIES me 100.1 milionë euro, derisa ai i Juventusit 62.8 milionë euro.
Mbappe është futbollisti i vetëm që kap shifrën e mbi 200 milionë eurove.