Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi, thotë se lojtarët që zgjodhën të luajnë për Kosovën nuk janë tradhtarë
Ardhja e disa prej futbollistëve kryesorë të Kombëtares së Shqipërisë që të luajnë për Kosovën ka ngritur një debat të madh mes Kosovës dhe Shqipërisë, deri në pikën kur këta futbollistë u quajtën “tradhtarë”.
Kreshnik Spahiu, në “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se lojtarët që zgjodhën Kosovën nuk janë tradhtarë, por qeveritë janë tradhtarë.
“Nuk janë tradhtarë, tradhtarë janë dy qeveritë shqiptare, nuk kanë mundur të caktojnë një agjendë të përbashkët, si në politikë ashtu edhe në sport”, ka thënë kreu i Aleancës Kuq e Zi, i cili tha se duhet të jetë një ligë e përbashkët futbolli.
Ai në fund tha se kështu fillon divorci, kur bëhen dy përfaqësuese. “Dy flamuj, dy himne, kështu fillon divorci”, përfundoi Spahiu.