Bernard nga sezoni tjetër do të luajë në Premier Ligë.
Evertoni është treguar më i shpejtë dhe më bindës sesa Milani për transferimin e Bernard.
Anglezët duket se kanë arritur marrëveshje me futbollistin, i cili prej pak kohësh është pa kontratë pas përfundimit të asaj me Shakhtar Donetsk.
Bernard pëlqehej prej kohësh nga Milani, por hezitimi i drejtuesve të klubit kuqezi ka bërë që ai mos të pres më dhe të shkojë në Angli.
Për brazilianin interesohej edhe West Hami, por duket se 26-vjeçari ka preferuar skuadrën e Everton për të vazhduar karrierën e tij.