Futbollisti nga Gana Emmanuel Sarpong i cili u transferua tek klubi kosovar Drita në shtator të vitit të kaluar, ka dhënë një intervistë për mediumin nga Gana, ASHH FM ku ka krahasuar ligën e futbollit kosovar dhe atij ganez, shkruan Insajderi.
Për sulmuesi Sarpong, liga kosovare e futbollit është e lehtë në krahasim me ligën ganeze. Ani pse ai që nga shtatori kur ka ardhur në Kosovë nuk ka arritur të shënoi asnjë gol të vetëm.
“Liga e Kosovës nuk është aq e vështirë, në Gana, po bëjmë [luajmë v.j] më mirë se Kosova”, ka thënë ai, përcjell Insajderi.
Ai më tej ka bërë thirrje që të investohet më shumë në Ganë. Sarpong para dy sezoneve në Ganë kishte bërë dy asiste dhe kishte shënuar dy gola para se t’i bashkohej ekipit nga Gjilani.