Incidenti ndodhi në duelin mes AEK Athinës dhe Vidi në play-off për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti kroat i AEK Athinës, Marko Livaja ka qëlluar me shqelm serbin Danko Lazovic.
Incidenti mes tyre ndodhi në duelin mes AEK-ut dhe Vidit në Athinë në play-off për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Tek përplasja ndodhi kur Lavozic e shtyu Livajan e më pas ky i fundit e qëlloi me shqelm në gjoks, përcjell “lajmi.net”.
AEK-u u kualifikua në Ligën e Kampionëve pas barazimit 1:1 në Athinë meqë kishte fituar ndeshjen e parë 2:1.