Hekuran Kryeziu mund të transferohet në Lazio. Corriere dello Sport raporton se Kryeziu, jo vetëm që shihet si zëvendësues i Lucas Biglias, që mund të bashkohet me Milanin, por edhe si alternativë tjetër nga Parolo e Lulic.
Drejtori sportiv Igli Tare dhe presidenti Lotito e kanë identifikuar 24 vjeçarin e Luzernit si lojtar ideal për mesfushën e tyre, përcjell “lajmi.net”.
Kryeziu ka kontratë me Luzernin deri në verën e vitit të ardhshëm.