Fatmir Sejdiu, Skender Hyseni e Melihate Tërmkolli, janë disa nga emrat që mbeten jashtë Këshillit të Përgjithshëm.
Ishte nga anëtarët më të zëshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
E kjo, duket se i kushtoi Naser Rugovës.
Në Kuvendin e 10 zgjedhor të LDK-së të dielën, ai nuk arriti të bëhej pjesë e 131 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
E fat të ngjashëm me të, kishte edhe Melihate Tërmkolli.
Bile kjo, paknaqësinë e saj, e shprehu edhe përmes vargjeve të Gjergj Fishtës.
Ndërkohë, jashtë kësaj liste, mbeti edhe një figurë tjetër kyce e LDK-së, ish – kryetari i këtij subjekti, Fatmir Sejdiu.
Njejtë ndodhi edhe me Koordinatorin në detyrë për dialog me Serbinë, Skendër Hyseni.
As Adem Salihaj nuk arriti të bëhëj pjesë e këshillit të përgjithshëm të LDK-së.
E këto ndryshime brenda LDK-së, sipas drejtorit të institutit për politika sociale, Musine Kokalari, Visar Ymeri, mund të shihen si pozitive.
Por, Ymeri nuk e përjashton mundësinë, që kjo të jetë pjesë e një luftë të brendshme brenda LDK-së.
Të dielën LDK, përveç këshillit të përgjithshëm, zgjodhi edhe Lumir Abdixhikun si kryetarin e ri të saj.