G7 merr vendimin për asetet e ngrira ruse, do mbeten peng deri në zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Asetet ruse që janë aktualisht në juridiksionet e vendeve të G7, do të mbeten të palëvizura derisa të ketë një zgjidhje të konfliktit me Ukrainën, thanë ministrat e jashtëm të G7 në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre në Karuizawa të Japonisë.

“Ne jemi të vendosur, në përputhje me sistemet tona ligjore përkatëse, që asetet e Rusisë në juridiksionet tona do të mbeten të palëvizura derisa të ketë një zgjidhje të konfliktit që adreson shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia”, thuhet në deklaratë.

“Çdo zgjidhje e konfliktit duhet të sigurojë që Rusia të paguajë për dëmin që ka shkaktuar,” vunë në dukje ministrat e jashtëm të G7.

Të ngjashme