Takimi i parë me atë që ti shpreson që të bëhet partneri yt është shumë i rëndësishëm. Ka rëndësi përshtypja që ti i lë atij në takimin tuaj të parë. Ndaj varet nga ti nëse do ketë takime të tjera, apo ai që ti pëlqen thjesht do ndërrojë numrin pasi ti i le shije të keqe. Shumë vajza bëjnë disa gabime në daljen e tyre të parë me një djalë…
Ju sjellim një listë se çfarë nuk duhet të bëni në takimin tuaj të parë.
Sipas kërkimeve është zbuluar se mjaftojnë 10 sekonda për të krijuar një opinion për person që kemi përballë. Disa meshkuj të zhgënjyer nga vajzat në takimet e tyre të para kanë ndarë në rrjetet sociale eksperiencat e tyre, të cilat i kanë cilësuar si të sikletshme. Ja disa prej tyre:
“Kisha dalë me një vajzë dhe u ulëm në një bar. Ajo aty takoi një ish-in e saj. Gjatë gjithë mbrëmjes qëndroi me telefon në dorë dhe me dikë po chatonte. Kur ish-i i saj doli nga bari, kjo më kërkoi nëse mund të më shoqëronte për në shtëpi. Sigurisht që unë e kuptova se me kë kishte folur gjatë gjithë kohës në telefon”
“Ende pa u takuar asnjëherë, ajo më telefononte pa pushim dhe më çonte mesazhe duke më thënë të dua. Nuk më kishte parë akoma, si ishte e mundur të më donte. Sigurisht që edhe takimi i parë nuk shkoi ashtu siç duhej, ishte tmerrësisht e ngjitur”.
“Ajo fliste pa pushim për veten e saj dhe sillej tmerrësisht shumë superiore. Nuk më intereson aspak të dal me dikë që mendon se është shumë më e mirë se unë”.
“Mua më njëra në takimin tonë të parë filloi të më bënte pyetje aq të çuditshme si p.sh sa e kisha rrogën, nëse isha i siguruar apo jo, nëse i paguaja taksat”.
“Por kur ju kërkojnë që në takimin e parë që ta argëtosh, ta çosh për shopping ta befasosh, si do ndiheshit?”, ishte një tjetër mashkull që ndau eksperiencën e hidhur të takimit të tij të parë.
Pra, vajza kini parasysh dhe gabimet që përmendëm më lart mos u bëni me meshkujt në takimin tuaj të parë.