Kryeministrin e Kosovës zotin Albin Kurti, unë e pëlqej. Por, kjo nuk më bën mos qesh me atë që i ndodhi kur vajti në një klasë ndofta të ciklit pasfillor në Kosovë, për të inaguruar fillimin e vitit të ri shkollor.
Pa në dërrasë të zezë një ekuacion të gradeës së parë, me një të panjohur, dhe kapi shkumësin, sepse iu duke se mund ta zgjidhte. Dhe ja futi kot. Krejt kot! Veprime matematikore elementare të gabuara, që një nxënëse adoleshent nuk duhet t’i bëjë.
Ishte vërtetë qesharake, një akt që do të mbetet në histori, aq më shumë se u bë video dhe do të mbetet gjithë shekullin në web.
Por, kjo gafë arithmetike elementare tregoi në mënyrë simpatike se ai është një njeri i siqnertë, edhe në gafat e tij elementare, kurse shërbimet e tij të komunikimit janë naive. Po më mirë naive sesa bizantiniste, manipuluese, dhe gabimit t’i thonë : hë mo se e bëri kastile!
Ai e pranoi se ja futi kot!
Por, nuk është ky incident që më tërheq vëmendjen. Unë jam i bindur se 99 përqind e deputetëve të Kosovës, Shqipërisë, po të doni edhe të BE, po t”u japësh një kuacion të gradës së dytë, me dy të panjohura, lëre po t’u japësh një ushtrim kimie inorganike, apo një temë filozofie, apo të zgjidhin ndonjë ushtrim gjeometrie deskriptive, lëre të gjejnë kosinuesin e një këndi, apo të dinë si matet orbita e një planeti, etj., do të mbeten si guakë.
Edhe kjo nuki është problem. Zakonisht deputetë bëhen at-a që kanë qenë nula në shkencat ekzakte ose natyrore, llafollogë si i kanë quajtur shoqet e shoket e klasës, ose lloj lloj fabulatorësh. Sigurisht me përjashtimet e rastit.
Puna është se kur qeverisin ka nga këta politi_kanë që hiqen sikur i dinë të gjitha. Flasin për ekonomi, për financë, për histori, sport, arkitekturë, governancë, gjeopolitikë, ndërtim rrugësh dhe urash, urbanistikë, etj., a thua se janë shkencëtarë, dijetarë, enciklopedistë.
Përtej sjjelljes së tyre sikur të ishin Aleks Komneni i Bizantit që grumbullonte pushtete, këta duan të jenë edhe qeveritarë, edhe kryendërtues urash, edhe kryeurbanistë, edhe kryekancerologë, edhe kryemuratprë, edhe kryefinancierë, edhe kryepsikologë, filozofë, sociologë, po se po se ato i kanë aftësi të lindura qysh në djep.
Jo vetëm kaq, deputetët bëjnë ligje pa asnjë ekspertizë teknike dhe shkencore, pa marrë asnjë oponencë nga intelektualë dhe studjues. Kur kam parë në komisionin e medias dhe edukimit të Kuvendit kur ndonjë ose dy deputetë, i kam parë të merren si amatorë fillestarë edhe me akademinë e shkencave, veç keqardhjes më ka ardhur edhe të shkrihesha gazit me padijen e tyre.
Mbi të gjitha shihet- sa e tmerrshme është kontrolli politik i institucioneve universitare, shkencore, studimore. Kur kërkuesit- shkencor në vend të nxjerrin rezultatet e tyre pavarësisht se i pëlqejnë ose jo politikës,, janë të detyruar të thonë që 1 plus 1 bëjnë 5, sepse ashtu do politika.
Dhe ne jemi shpesh në këtë gjendje.
Kam parë një herë një portier të madh të kombëtares që shtrihej në anën tjetër që topi i gjuajtur nga një pushtetar kryesor të hynte në rrjetë. Kjo nën duartrokitjet e sinqerta të ministres së sporteve të asaj kohe!!!
Thashë edhe njëherë, shërbimet e komunikimit të zotit Albin Kurti janë treguar në përgjithësI naive dhe të siqnerta, sikurse paraqitet në përgjithësi në folklorin urban një kosovar para një shqiptari të Shqipërisë (!), sepse ata mund t’ja kishin dhënë zgjidhjen më parë kryeministrit të tyre dhe ai të paraqitej edhe si gjuajtës penalltish.
Veç në mos opozita kosovare ka ndërhyrë për t’i dhënë zgjidhjen e gabuar.
Por, mbi të gjitha më lemerisi zysha. Ajo me siguri e kuptoi se kryeministri i saj ja futi kot, dhe megjithatë duartrokiti. Duartrokiti sikur Albini të ishte Punkareja. Imagjinoni se çfarë shembulli i dha ajo nxënësve të vet, që me siguri u sollën si një turmë mitingashësh që duartrokasin çdo budallallik që thonë folësit në tribunë.
Si nuk foli njeri aty duke i thënë zotit kryeministër: Po ja fut kot or ti!
Jo, jo, askush!
Prandaj mendoj se zoti Kurti që ta çojë deri në fund pastërtinë e tij duhet të shkarkojë për gabimin e tij me ministëzr arësimi, me inspektorë që ishin aty, si edhe t’i japë një paralajmërim për pushim nga puna mësues duartrokitëse, sikurse t’u kërkojë ndjesë nxënësve të asaj klase!
Intelektuali që duartroket gabimet e politikanit është pikërisht vemja më e keqe e shoqërive tona, është ai që bën që pushtetarit t’i hyjë vetja në qejf, dhe të kërkojë naftë jo aty ku ka, por aty ku thotë shoku Enver!