Unai Emery mund të ketë mbetur i habitur pas gabimit që e bëri Shkodran Mustafi në ndeshjen miqësore kundër Al-Nasr.
Arsenali udhëtoi për në Dubai të martën, për një ndeshje miqësore kundër Al-Nasr, mirëpo qendërmbrojtësi 26-vjeçar, Shkodran Mustafi, e mori pjesën më të madhe të vëmendjes gjatë ndeshjes.
Kjo pasi që një gabim që ai e bëri në mbrojtje e lejoi klubin arab ta shënonte golin e parë të ndeshjes.
Mbrojtësi i Arsenalit tentoi t’ia mbyllte hapësirën për goditje Ronnie Fernandezit dhe u rrëzua në tokë lehtësisht. Por, Fernandez e pati mundësinë ta kontrollonte topin dhe e shënoi një super gol, që e la edhe Bernd Lenon të shtangur.
Megjithatë, skuadra e Unai Emeryt arriti ta përmbysë rezultatin dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 3:1.
Carl Jenkinson e barazoi rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa Alexandre Lacazette dhe Tyreeve John-Jules e dërguan rezultat në 3:1 për Topçinjtë. Golin për 3:2 e shënoi Jalal, nga pika e penalltisë.