Schalke konfirmon largimin e Mustafit nga skuadra

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Shkodran Mustafi do të largohet nga Schalke 04 në fund të këtij sezoni, pasi ky klub do të garojë në Bundesliga 2.

Lajmin për largimin e shqiptarit e ka konfirmuar klubi gjerman gjermane përmes rrjeteve sociale.

“Kontratat e Benjamin Stambouli dhe Bastian Oczipka përfundojnë me rënie në Bundesliga e 2-të”.

“Për më tepër, kontratat e skaduara të Steven Skrzybski, Alessandro Schöpf, Shkodran Mustafi dhe Nabil Bentaleb nuk do të zgjatet”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mustafi më parë ka luajtur për klube si Hamburg, Everton, Sampdoria, Valencia dhe Arsenal.

Gjiganti gjerman, Schalke 04 duhet të organizohet në Bundesliga 2 që të kthej statusin e klubit elitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme