Gabriel Escobar takon kryeministrin Kurti, në fund të vizitës dyditore në Kosovë

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 15:44 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Ekonomia Online.

Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë, ndërkaq sipas agjendës, nuk është paralajmëruar deklarim për media. Escobar po zhvillon një vizitë dyditore në Kosovë, për të diskutuar mbi çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan është takuar me presidenten Vjosa Osmani të mërkurën, ndërsa gjatë ditës së sotme ka vizituar Manastirin e Deçanit, një ditë pasi kryeministri i Kosovës kërkoi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastiri i Deçanit.

Duke folur për atë se çka u diskutua në takim, Escobar e ka quajtur vendim të rëndësishëm atë të Qeverisë kosovare për të urdhëruar Agjencinë Kadastrale që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Kushtetueses.

“Vendimi i sotëm për Manastirin, sa ishte i vështirë është edhe i rëndësishëm, dhe i falënderoj institucionet për këtë hap”, deklaroi Escobar në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani.

Të ngjashme