Ylli i Manchester Cityt, Gabriel Jesus është në radarin e Barcelonës, raporton AS.
Gjiganti katalunas po kërkon të sjellë edhe dy përforcime në afatin kalimtar të verës, para se të nisë sezoni, dhe Jesus është në listën e ngushtë të lojtarëve pasi dështimit për të transferuar Antoine Griezmann.
Përkundër që Barcelona ka shprehur interesim për të, 21 vjeçari i talentuar pritet të jetë objektiv vështirë i arritur pasi është një nga lojtarët më të rëndësishëm te kampioni anglez.