Drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani, ka folur për formën që po kalon Milani i Vincenzo Montellas, por ka refuzuar të tërheq një paralele mes tij dhe ish-trajnerit Sinisa Mihajlovic.
Italiani ka zbuluar se ata e dëshironin Montellan edhe para dy vitesh, por ka vlerësuar edhe guximin e trajnerit të tanishëm të Torinos.
“Montella po punon mirë, por nuk e kamë ndërmend të kryqëzoj Mihajlovicin, ai ka pasur guximin të debuton me Donnarumman. Besoj te lojtarët, besoj te Montella, por nuk do të bëjë një paralele mes dy trajnerëve”, ka thënë Galliani.