Ministrja e Punëve të Jashtme e Ganës Shirley Ayorkor Botchway ka deklaruar sot në Beograd se vendi i saj do ta shqyrtojë vendimin e vet nga viti 2012 për njohjen e pavarësisë së Kosovës, përcjell agjencia e lajmeve FoNet.
“Vendimi ndoshta është marrë në shpejtësi por me rëndësi është prania jonë këtu. Tash jemi në Beograd e jo në Kosovë ku nuk kemi shkuar kurrë”, ka thënë Botchway gjatë takimit me ministrin serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.
Serbia ka kohë që ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana.