Haradinaj-Stublla: Pesëshja e BE-së të avancojnë qëndrimin e tyre me njohje ndaj Kosovës

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar thirrje telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë.

Ministrja Haradinaj-Stublla e ka falënderuar homologen për përkrahjen e Suedisë dhënë në vazhdimësi për Kosovën.

“Kosova si shtet i pavarur dhe i njohur nga 2/3 e botës është fakt i pakthyeshëm, dhe tash është radha e pesëshes së BE-së të avancojnë qëndrimin e tyre me njohje ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në Facebook.

Haradinaj-Stublla ka thënë se marrëveshja e arritur në Washington është hap i madh drejt normalizimit të plotë me Serbinë, dhe ka kërkuar që edhe në dialogun e Brukselit të ketë qartësi në tema dhe afat kohor më dinamik.

“Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen ishte temë diskutimi, ku shpreha pakënaqësinë e Kosovës që edhe pas 8 vitesh ende nuk kemi qartësi nga BE për obligimet kontraktuale ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme