Shqipëria kërkon nga Kuba ta njohë Kosovën

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti ambasadoren e Kubës, Caidad Yaira Cueto Milian, me rastin e fillimit të detyrës së saj.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi, theksoi interesin e Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së procesit të konsultimeve politike dhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit, kulturës etj.

Gjithashtu, kërkoi mbështetjen e Kubës për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkoi gjithashtu që Kuba të rishikojë qëndrimin e saj dhe të njohë Republikën e Kosovës si edhe të mbështesë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Ambasadorja Caidad Yaira Cueto Milian shprehu dëshirën e qeverisë së Kubës për zgjerimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe premtoi mbështetjen e vendit të vet për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023. Ambasadorja Milian u shpreh se çështjen e njohjes së Kosvës do t’ia paraqesë qeverisë së Kubës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme