Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se në listën zgjedhore të kësaj partie do të jetë edhe Gani Dreshaj.
Dreshaj ishte kandidatë i AAK-së për kryetar të Istogut në zgjedhjet e fundit lokale.
Postimi i plotë i Haradinaj:
Gani Dreshaj tash e sa kohë është pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët politik.
Përkrahës i proceseve për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Humanist i devotshëm, që gjithherë ishte pranë njerëzve në nevojë. Ndërmarrës i suksesshëm që hapi shumë vende pune.
Lista e Aleancës edhe në këto zgjedhje, do ketë njerëz të vlefshëm si Ganiu, që kontribuan shumë për vendin.
Na priftë e mbara!