Ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Gani Geci, e ka komentuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë. Geci ka transmetuar mendimin e një të moshuari rreth zgjedhjeve. Geci thotë se sot gjatë ditës e ka pyetur një të moshuar se kush mendon se do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë.
“Pasha mixhen mire a me fitue kta te butit. Po ma mire është per Kosoven me fitu kta te fortit se me fitue kta te fortit qare skan pa e qu veten ne burg! Edhe Kosova shpeton nuk thehen as gjamat as nuk kallet asni kerr edhe pshtojmë nuk vrahet kerkush”, ka shkruar ish deputeti i LDK-së në një postim në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
Me fitue kta të butit duhet Amerika e Evropa mu perzi me qu kta te fortit ne burg e tani munet mu kall Kosova me kthy gjanat e mu vra naj njeri e per Kosoven ma keq. Një plak e pyeta sot: Çka po ta merr mendja mixhë kush ka me fitu ?
Ai tha:
Pasha mixhen mire a me fitue kta te butit.
Po ma mire është për Kosovën me fitu kta te fortit se me fitue kta te fortit qare skan pa e qu veten ne burg! Edhe Kosova shpeton nuk thehen as gjamat as nuk kallet asni kerr edhe pshtojmë nuk vrahet kurrkush.
Me fitue kta të butit duhet Amerika e Evropa mu perzi me qu kta te fortit ne burg e tani munet mu kall Kosova me kthy gjanat e mu vra naj njeri e për Kosovën ma keq.
Pra Kosovën ma mirë ashte me fitue kta te fortit edhe këtë her pasha mixhen se nuk zgat shumë”. Kështu më tha sot një plak të cilin e pyeta për rezultatin e zgjedhjeve të 11 Qershorit