Gani Koci intervistohet nga hetuesit e Speciales: Vjen reagimi nga gruaja e tij

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Gani Koci, është duke u intervistuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një reagimi gruaja e tij Sanie Rexhepi Koci.

“Nuk e di pse sot mu kujtu dita kur u nis dhe shkoi në Drenicë Gani Koci kur iu bashkangjit UÇK-së me tha mos u merzit, bëhu e fort se nuk po shkoj me vdek ,po shkoj me luftu me çliru këtë Kosovë nga shkau dhe Serbia dhe me gëzu Lirinë e Kosovës. Sot kur e percollla te dera më tha : Gru po shkoj si Çlirimtar që ta mbroj luftën e pastër të UÇK”.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie po intervistohet ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme