Deputetja Ganimete Musliu nuk i takon gjenerates se politikaneve qe mund te akuzohen per vrasje politike, apo gjuajtje plumbash, sic u shpreh ministri Faton Peci. As Faton Peci nuk i takon gjenerates se viktimave politike te LDK-se. Prandaj kalimi nga nje diskurs permbajtesor politik ku sheshohen tema dhe ceshtje te caktuara per vendin ne nje diskurs akuzues privat ndaj njeri tjetrit, eshte dalje ne sernishte, ku nuk perfiton ansjeri e c’eshte me kryesorja nuk perfiton populli qe i ka zgjedhur keta dy persona per te qene i perfaqesuar ne parlament, apo qeveri.
Fjalia “Ndaq gjuaj me uje, ndaq me plumba!” tregon se sa e ndieshme dhe sa e lendueshme eshte shoqeria jone ne aspektin e raporteve te grupeve politike mes vete dhe sa thelle kane depertuar rrenjet e farave te armiqesiese, te hedhura ketu e dy, apoi tri dekada me pare. Por, njekohesiosht flet edhe per manipulim te nje konflikti ne kontekstin politik, i cili aktualizohet sahere qe individe te caktuar nuk kane argumente qenesore per temat jetike ne trajtim. Prandaj, nje bartje e tille e konflikteve te hershme mes grupeve politike tek gjeneratat e reja (si Peci e Musliu) per mua eshte ikje nga pergjegjesite politike dhe tendence per ta polarizuar shoqerine me qellim qe secila pale te perfitoje politikisht ne mjedisin e vet ne saje te diskursit etiketues e fyes dhe jo ne saje te punes se mirefillte. Ne nje shoqeri te civilizuar njerezve te tille do te duhej te ju mungonin votat e jo t’u shtohen ato, sic ndodh rendom ne shoqerine kosovare.
Tjetra, te besh me gisht kah Ganimete Musliu per lidhjet me krimin eshte huqje e madhe nese vertet ke target krimin dhe kriminelet. Edhe pse nje ministri i lejohet kjo huqje, sepse ai nuk ka asnje komeptence qe te akuzoje apo trajtoje dike ligjerisht per krime. Mirepo, huqjet politike nuk duhet te shperblehen me komplimente dhe poena poilitike.