Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se duhet të mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë, pasi sipas saj askush nuk ka të drejtë të thotë se nuk ka kushte që të mbahet kjo seancë, duke parë që qytetarët po presin në radhë për miell e asistenca sociale, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook Ganimete Musliu, ka thënë se seanca parlamentare duhet të mbahet dhe ka kërkuar nga Qeveria që të jetë transparente me të dhënat sa i përet të infektuarve nga koronavirus.
“Për derisa qindra qytetar në këtë mënyrë presin në radhë për të siguruar miell dhe për të marrë asistencën sociale, Qeveria dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të thotë që nuk ka kushte për të mbajtë seancën parlamentare”, ka shkruar ajo.
Tutje Musliu ka thënë se qeveria Kurti po i fsheh rastet me koronavirus.
“Qeveria duhet të jetë transparente me të dhënat e të infektuarve me corona virus dhe mos ti përdor shifrat politikisht siç bëri mbrëmë në mesnatë pas konferencës së Presidentit duke publikuar 21 raste që po mbaheshin msheft”, është shprehu ajo.
Më poshtë postimi i plotë i Ganimete Musliut.