GAP: Mungesa e bazës ligjore, pengesë në ndarjen e subvencioneve

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 11:26 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mungesa e bazës së standardizuar ligjore për subvencione ka bërë që ministritë dhe komunat të ndaj ato në mënyrë jo transparente, raporton Ekonomi Online.

Vetëm në vitin 2016, subvencionet përbënin rreth 27% të buxhetit të vendit, në këtë vit janë shpenzuar 447 milion euro për këtë kategori, 53 milion euro më shumë se në vitin 2015.

Instituti GAP ka bërë një hulumtim mbi praktikat aktuale të ndarjes së subvencioneve në nivel qendror dhe lokal.  Në këtë studim janë përfshi dy ministri dhe shtatë komuna të cilat udhëhiqen nga parti të ndryshme politike.

Nora Jusufi, Instituti GAP ka thënë se numri i personave që marrin subvencione nuk është i caktuar dhe se gjatë hulumtimit kanë hasur që një persona ka marrë subvencione më shumë se tri herë brenda viti.

“Mangësi e parë është mungesa e një definicioni të qartë të fjalës subvencion. Kemi një laramani termesh që e tregojnë se kanë të bëjnë me një shumë, por nuk tregojnë implikimet sociale. Afati i shqyrtimit të kërkesave është 15-30 ditë mirëpo rrallë herë ndodh kjo. Shumë komuna rrallë e publikojnë shpalljen për subvencionim. Poashtu numri i personave që marrin subvencione nuk është i caktuar, një person apo një organizatë kemi hasur që ka marr subvencione më shumë se tri herë brenda një viti”, sqaroi Jusufi.

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, në Zyrën Kombëtare të Auditimit, ka thënë se zyra që ai udhëheq i kushton rëndësi të madhe ndarjes së subvencioneve.

“Nga pikëpamja ligjore ne i kushtojmë rëndësi të lartë ndarjes së subvencioneve. Përvoja ka treguar një lloj brishtësi sa i përket zbatimit dhe monitorimit. Në 2016 kanë qenë të planifikuar 477 milionë për subvencione, shpenzimet kanë qenë 99%, janë shpenzuar 53 milionë më shumë se një vit më parë. Sfidat me të cilat institucionet përballen janë se praktikat janë të paqëndrueshme dhe se monitorimi i subvencioneve nuk paraqet siguri të mjaftueshme”, tha Osmani.

Ndërsa Salvador Elmazi, Drejtor i Buxhetit, Ministria e Financave tha se defekte e paraqitura në këtë fushë janë pasojë e mungesës së një rregullore.

“Ministria e Financave ka për obligim ligjor të hartojë rregulloret për ndarjen e subvencioneve. Defektet e paraqitura në këtë fushë janë pasoje e mungesës së një rregullore në aspekt nacional. Besoj që këto rregullore është e domosdoshme dhe ne duhet të angazhohemi në rregullimin saj”, u shpreh Elmazi.

Subvencionet janë një mjet qeveritar i politikës fiskale që synon lehtësimin e barrës financiare të qytetarëve, organizatave dhe bizneseve përmes pagesave direkte ose reduktimit të taksave.

????????????????????????????????????

Të ngjashme