Gara e Diturisë s’mbahet në shkollën “Ismail Qemali”, testi iu dorëzua pas mesnatës

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shkollën fillore “Ismail Qemajli”, në Prishtinë nuk është mbajtur Gara e Diturisë, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e shkollës, Kymete Dida, tha se testi nuk është mbajtur në këtë shkollë pasi ato u ka ardhur në orën 1:30 pas mesnatës.

Poashtu ajo tregon se ka pasur pakënaqësi te arsimtarët ku këta të fundit nuk kanë pranuar që t’i kontrollojnë testet.

Krejt kjo ngase në fillim u është thënë se ato do të kontrollohen nga shoqëria civile dhe nga stafi i ministrisë së Arsimit.

“Ka pas një pakënaqësi prej pronave edhe prej stafit të shkollës. Ky test është dashtë me u mbajt prej 14 prill deri me 20 prill, është shty nuk e di pse. Na ka ardhur me 8 maj një email dhe na kanë tregu që testi do të mbahet me 11 maj”.

“Të premten filluam me u përgatit dhe i kemi lajmëruar nxënësit që do të mbahet, testi. Në udhëzimin që na u është dhënë me 8 maj është thanë që kontrollomi i testeve bëhet nga kujdestarët e klasave”.

“Kjo shfaqi një pakënaqësi prej anës së mësuesve dhe arsimtarëve që a ka me qenë testi objektiv a jo, kundërshtuan nuk deshën”.

“Kemi qenë deri në 18:30 a në shkollë kemi prit me na i dërguar testet nuk kanë ardhur, veç në orën 1:30 pas mesnatës kur kanë mbërritur”, tha ajo, raporton EO.

Ajo thotë se sipas informatave edhe në disa shkolla të tjera nuk u kanë shkuar testen fare.

“Sa kam informata as në shkollën ‘Iliria’ nuk i kanë shku testet fare, në shkollën në Hajvali si kanë qu fare testet”.

Kjo shkollë numëron 2857 nxënës me 74 paralele.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/shoqeri/ne-faik-konice-testohen-76-e-nxenesve-disa-pyetje-me-kurrikulen-e-vjeter/

Të ngjashme