Gara “Fotografo korrupsionin”

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka hapur konkursin e gashtë tradicional të fotogarës me të cilën shënon 9 dhjetorin – Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit.

Përgjatë një viti shumë shpesh keni hasur në rrugë të pashtruara edhe pse punimet kanë filluar shumë kohë më parë…! Shpeshherë keni pa edhe realizimine punimeve sa për të thënë që u përfundua një rrugë, një fushë sporti, një shkollë, një qendër e mjekësisë a një ujësjellës.

A e dini që zvarritja e punimeve në kohë apo përfundimi i punimeve “shkel e shko” është pasojë e korrupsionit?

Bëhu pjesë e garës me foto dhe paraqit pasojat e korrupsionit! Fotografo se si banesa përballë ta ka zënë diellin? Se si lënda jote po vonohet në gjykatë? Se si vazhdon të mbetesh i papunë apo të mos pranohesh në fakultet? Fotografoje djalin 17 vjeçar të fqiut se si vozit veturë luksoze? Fotografo trotuaret plot gropa, kodrat e gërryera, lumenjtë e degraduar? Fotografo!
Fotografo të keqen e korrupsionin dhe dërgoje tek [email protected]

Dërgo një ose më shumë foto kreative që ilustrojnë pasojat e korrupsionit dhe fito 300, 200 ose 100 Euro.
Tregoju edhe shokëve/shoqeve!

Konkursi është i hapur nga data 3 deri në 30 nëntor,2020 ndërsa fotografitë duhet të dërgohen në [email protected] së bashku me emrin/mbiemrin/komunën/numrin e telefonit.
Fotografitë do të vlerësohen nga juria profesionale ndërsa tre fituesit do të shpallen më 9 dhjetor 2020 në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit! Ndërsa ekspozita e fotografive mbahet po atë ditë tek Modelariumi i Muzeut Kombëtar, Prishtinë (përballe Muzeut Kombëtar) nga ora 11:00.

Kushtet e konkursit:

http://kdi-kosova.org/aktivitetet/gara-fotografo-korrupsionin-aplikoni/

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme