Gara Huawei-Samsung, po vijnë dy supertelefona
Prishtinë | 20 Nën 2016 | 11:32 | Nga
Dy prodhuesit aziatikë janë duke e shqetësuar kompaninë Apple dhe produktin iPhone, me paralajmërimin e telefonave të rinj të mençur që pritet të dalin në treg në fillim të vitit 2017.
Kompania Huawei po duket e pandalshme. Pasi kaloi shifrën prej nëntë milionë telefonash të shitur të P9 dhe pas lansimit të Mate9, tashmë ka paralajmëruar hapin e radhës.
Është duke u punuar shumë për modelin P10, i cili do të vijë në fillim të vitit të ardhshëm, njofton Telegrafi. Telefoni i ri pritet të ketë ekran prej 5.5 inç, me rezolucion të rritur në raport me paraardhësin (2.560×1.440 pikselë).
Në pritje të Huawei P10
Procesor tetëbërthamësh Kirin 960 me 2.3 GHz që do të përshtatet me RAM 6 GB. (Këto janë sa dyfishi i P9, i cili megjithatë është treguar i shkëlqyeshëm).
Në të njëjtën kohë, Samsungu është i gatshëm që të rimëkëmbet pas dështimit të Note 7. Nuk ka dyshim se kjo kompani është e aftë për ta bërë këtë, ndërsa Galaxy S8 duhet të jetë konfirmim i kësaj.
Me Galaxy S8, Samsung dëshiron të kthehet fuqishëm
Ekrani pritet të jetë i kthyer në të dy anët (me dy madhësi, nga 5.7 deri në 6.2 inç), ndërsa pritet të vijë me rezolucion prej 4K. Krahas kësaj, sensori për gjurmët e gishtave është i vendosur në ekran, ndërsa aty është edhe opsioni i ri – asistuesi virtual.