Gara për Prenkë Gjetaj: Nga ai mësuam se çfarë do të thotë të jesh i drejtë dhe i palëkundur

| 22 Qer 2024 | 12:48 | Nga

Kushtrim Gara, koordinator i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj, njëherit ish kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Gara ka thënë se i ndjeri Gjetaj do të mbetet gjithmonë një shembull i vërtetë i humanistit e njeriut të urtë, por edhe gjithnjë i pamposhtur në qëndrimet e tij të drejta.

Postimi i plotë:

…???̈ ???? ??̈ ?’? ??̈???????…
?????????̈ ???????
??????̈ ??????
(?? ?????? ???? – ?? ??????? ????)
Sot morëm lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta e bashkëpunëtorit e mbështetësit të jashtëzakonshëm, Kryetarit Prenkë Gjetaj
I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga veprimtari i orëve të para për çlirimin e vendit…Njeriut me përgatitje të lartë kombëtare dhe një zemër të madhe.
Do të mbetet gjithmonë një shembull i vërtetë i humanistit e njeriut të urtë, por edhe gjithnjë i pamposhtur në qëndrimet e tij të drejta. Nga i cili mësuam shumë , e mbi të gjitha se çfarë do të thotë të jesh i drejtë dhe i palëkundur. Shembulli i tij është një udhërrëfyes që duhet ndjekur nga të gjithë ne.
Ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve e miqve të shumtë!
Le të gjejmë forcë dhe frymëzim nga jeta dhe vepra e tij.
Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë në zemrat tona, duke na frymëzuar për të vazhduar punën e tij.
Personalitetet si historiani Prenkë Gjetaj bëhen protagonist të historisë dhe respekti për ta nuk zbehet kurrë.
????? ??̈ ????? ? ??̈????????, ??????̈ ??????

Të ngjashme