Garderoba e një zonje

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 21:30 | Nga

Nicolas-Sebastian Rosh dë Shamfor ka thënë: “Ka plot broçkulla të paraqitura bukur, siç ka edhe teveqelë të veshur bukur!”

Po ta shohësh pak më thellë se një shaka, theksojmë se zgjedhja e një veshjeje të përshtatshme për rastin asnjëherë nuk duhet shpërfillur e nënvlerësuar, pasi është shenjë respekti dhe tregon edukatën e njerëzve. Por zakonisht moda, me elementët e saj “më të kohës”, është thjesht një dukuri kalimtare.

Në shekujt e mëparshëm shumë risi u përcaktuan përveçse nga shija edhe nga kërkesat personale të disa figurave të spikatura.

Veshjet e domosdoshme për një zonjë janë:

Një kostum i zi, që me elementë të ndryshëm shoqërues dhe stoli mund t’i përshtatet çdo rasti, që nga ato të punës së përditshme e deri te rastet mondane.

Një kostum gri, i përsosur për ditën, kur moti është i ngrysur.

Një kostum blu është fort i përshtatshëm për stinën pranverore. Këmisha do të përcaktojë edhe shkallën e elegancës.

Një kostum me pantallona do të ishte i përshtatshëm për të udhëtuar apo për raste më sportive.

Një këmishë e bardhë mëndafshi ose kremi, që vishet poshtë kostumit.

Një veshje mbrëmjeje as shumë elegante as shumë e thjeshtë, që të mund të vishet në çdo rast sadopak formal. E zeza mbetet përherë e goditur për një veshje të tillë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme