Juventusi është duke i bërë rivalitet Interit për sulmuesin belg të Manchester Unitedit, Romelu Lukakut, sipas Sky Sports.
Kampioni italian është i gatshëm ta ofrojë Paulo Dybalan në shkëmbim të Lukakut, ndërsa Inter pritet të godasë duke i ofruar 75 milionë euro për të.
Lukaku është synimi kryesor i Interit në këtë afat kalimtar veror, por sipas transmetuesit britanik, Juventusi e ka seriozisht për belgun dhe dëshiron të reagojë shpejt.
Juve është e gatshme ta flijojë Dybalan, lojtarin e dëshiruar nga Unitedi tash e një kohë të gjatë, edhe pse mbetet të shihet nëse 26-vjeçari do ta pranojë kalimin në Angli.
Në anën tjetër, Sky Sport Italia paralajmëron se Interi nuk ka hequr dorë ende.
Edhe pse bisedimet kanë ngecur me “Djajtë e kuq”, sipas Sky zikaltrit do ta rrisin ofertën në 70 milionë euro, plus pesë milionë të tjera bonuse.