Garë e skuadrave londineze për Denis Zakarian

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Denis Zakaria është duke kërkuar të bëj hapin e madh në karrierë gjatë këtij viti.

Pas paraqitjeve fantastike në vitet e fundit me Borussia Moenchegladbach, zvicerani është gati t’i bashkohet një kampionati dhe skuadre më të madhe.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier, ku ka një derbi londinez mes Arsenali dhe Tottenhamit për lojtarin.

Zakaria pëlqehet nga dy trajnerët, si Mikel Arteta ashtu edhe nga Nuno Espirito Santo.

Agjentët e lojtarit tanimë kanë biseduar me dy klubet dhe po presin ofertën më të mirë.

Nga ana tjetër tek skuadra gjermane Borussia Moenchegladbach nuk e kanë ndërmend ta ndalojnë largimin e yllit të ekipit, por për ta lënë të lirë duan rreth 40 milionë euro.

Vlen të përmendet se në garë për Zakarian janë edhe skuadra si Atalanta, Roma, Napoli dhe Everton.

24-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit defensivë, edicionin e kaluar luajti 32 ndeshje, ku shënoi një gol dhe bëri një asistim. /Telegrafi

Të ngjashme