Gareth Bale i ka shpëtuar dënimit nga Komiteti i Garave i La Ligës për festimin e golit në derbin e Madridit kundër Atleticos, dhe si rrjedhojë do të jetë në dispozicion të Santiago Solarit për El Clasicon e së shtunës.
Komiteti i Garave i La Ligës vendosi të mos e pezullojë anësorin uellsian për gjestin e tij pas shënimit të golit të tretë të Real Madridit në derbin e fundit të Madridit në Wanda Metropolitano.
Pasi shënoi, Bale i kryqëzoi duart, duke e goditur njërën në tjetrën në një gjest bizar, të cilin disa tifozë të Atleticos e morën si provokim.
Ta bësh gjestin “prerje e mëngëve” shihet si ofendim në Spanjë.
Në raportin e tij, Komiteti i La Ligës theksoi se sjellja e lojtarit të Realit është e ndaluar dhe sanksionohet nga sistemi legal federal dhe se duhet të jetë subjekt i ndëshkimit nga ky system.
Megjithatë, komiteti ka vendosur ta pushojë rastin dhe kundër ndëshkimit të Bale.