Gashi dhe Sijarina bisedojnë për gjendjen e sigurisë në Obiliq

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 16:41 | Nga

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi priti për një vizitë pune, Drejtorin Rajonal të Policisë së Prishtinës, nënkolonel Rexhep Sijarina.

Sijarina fillimisht ka njoftuar Gashi, mbi gjendjen e sigurisë në rajonin e Prishtinës, konkretisht në Obiliq, duke vënë në pah praninë dhe tendencat lëvizëse të statistikave të krimit dhe dukurive të tjera antisociale.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për gjetjen e mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të luftës kundër kriminalitetit, ruajtjes së rendit dhe qetësisë, pa harruar edhe ndërmarrjen e veprimeve të cilat do t’i kontribuonin koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit të dyanshëm, bashkëpunim ky që gëzon respektin e të dy palëve.

Në këtë takim u diskutua edhe për sfera të veçanta të punëve të përbashkëta të aspektit të sigurisë dhe një theks i veçantë këtu iu dha dinamikës së zhvillimeve të fundit, duke hedhur një rezyme të shkurtër edhe mbi aktivitetet për të ardhmen e afërt dhe në këtë kontest të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre dhe u inkurajua ngritja e bashkëpunimit edhe më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme