Gashi: Duke e mbrojtë Martin Berishajn, Kurti e Osmani vërtetojnë se mund të jenë financuar prej tij

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Shkëlzen Gashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pas riaktualizimit të skandalit financiar në Slloveni, e ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Për më tepër, gazeta sllovene Prava, shkroi një artikull ku thuhej se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë marrë para nga Martin Berishaj për kampanjat e tyre të fundit elektorale.

Gashi tha se krerët e institucioneve të Kosovës, duke u munduar ta mbrojnë ambasadorin Berishaj, “po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij”.

Madje, ai e cilësoi diplomatin kosovar me nënshtetësi sllovene si “hajduk”, duke kujtuar një deklaratë të Berishajt në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Energjisë.

“Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kur dëshmoi para disa javëve në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, kërkoi që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij në Kosovë për të dëshmuar në këtë komision, t’i dhurohen një familjeje në nevojë. Demek, unë jam humanist. Jo, ti, Martin Berishaj, je hajduk”.

“Dorëheqja nuk mjafton”, shkroi Gashi.

Të ngjashme