Gashi e mohon që synon postin e kryetarit të LDK-së: Janë lajme të rrejshme

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Flamur Gashi ka hedhur poshtë pretendimet se ai është kandidat për kryetar të LDK-së.

Ai tha se lajmet të tilla nuk kanë të bëjnë asgjë më të dhe se jetën dhe karrierëne tij profesionale e ka ndërtuar në Tiranë për tash e 35 vjet.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

Lajmet te cilat po qarkullojne neper portale te ndryshme ne Kosove, se une jam kandidat per Kryetar te Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK), jane LAJME te RREJSHME (Fake Neës).

Keto lajme nuk ka te bejne asgje personalisht me mua, pasi une jeten time dhe karrieren profesionale e kam te ndertuar ne Tirane tash e 35 vite dhe ketu do ta vazhdoj.

Te gjithe dashamiret dhe miqte e mi, i siguroj se çdohere si deri me sot, gjate gjithe jetes time do te jem ne sherbim te çeshtjes kombetare kudo ku do te jem i angazhuar me pune, ne media, diplomaci, apo ne angazhimet private ne Republiken e Shqiperise.

Mbaresi dhe te mira per Lidhjen Demokratike te Kosoves (LDK).

Zoti e bekofte Dardanine!

Zoti e bekofte kombin tone!

Të ngjashme