Astrit Dehari u vra, sipas mjekëve të angazhuar nga familja

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 14:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tomë  Gashi, përfaqësues juridik i familjes Dehari, deklaroi se raporti i autopsisë i Astrit Deharit i publikuar nga kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, ka qenë i manipuluar, pasi që ekspertët e pavarur kanë vërtetuar se kanë të bëjnë me lëndime të dhunshme që janë shkaktuar me mjete të mprehta mekanike.

Kështu që sipas avokatit Gashi, rasti i Astrit Deharit del të jetë vrasje, e jo vetëvrasje.

“As me një shkronjë, Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka thënë se Dehari ka bërë vetëvrasje. Krejtësisht të kundërtën e kanë thënë ekspertet e pavarur. Në përfundimin e tyre në rastin konkret kemi të bëjmë më lëndime në parakrahun e majtë, në anën e djathtë të qafës. Këto kanë qenë lëndime me mjete mekanike dhe janë klasifikuara si shenja mbrojtëse. Kemi të bëjmë me vrasje, jo me vetëvrasje”.

“Është demantuar teoria e Sylë Hoxhës që Astriti ka bërë vetëvrasje. Ne bazë të ekspertëve të pavarur ka pasur lëndime të mëdha në kokë, në dorën e majtë dhe nofull. Kanë qenë lëndime vetëmbrojtëse. Vdekja ka ardhur nga sfiksia që është ngulfatje që kryhet gjatë dhunimit me qëllim pengimin e britmës. Të dhënat e vendit të ngjarjes tregojnë se kemi të bëjmë me jastëk që është gjetur në dysheme”, tha Gashi, në një konferencë me gazetarë.

Më tutje, avokati Gashi ka theksuar se lidhur me këtë rast nuk janë kryer hetime që konstatojnë aktin e vetëvrasjes.

Ekspertët e angazhuar nga familja e Astrit Deharit, theksojnë se vdekja e Astrit Deharit është e dhunshme dhe e menjëhershme ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike të dhunshme (traumatike).

Në përfundimet e tyre theksohet:

Dëmtimet e rrënjës së gjuhës dhe disa dëmtime në qiellzë dhe gjuhë janë pasojë e dislokimit të shkaktuar nga veprimi mekanik i pengesës mekanike (mjet i fortë solid) me forcë shtytëse me intensitet të lartë.

Dëmtimet në trajtë gërvishtje në qafë dhe në pjesën e kyçit të dorës së majtë janë shkaktuar me mjete të mprehtë me intensitet të ulët për së gjalli, dëmtime në trajtë simulimi, ndërsa gërvishtjet në pjesën e sipërme të ballit (të përparme të sipërme të kokës) dhe dëmtimet e tjera të sipërpërmendura janë bërë me goditje topike me mjete të fortë me mekanizmin e shtrëngimit, goditjes me përplasje…

Lëndimet në kokë, në parakrahun e majtë dhe në faqen e jashtme të poshtme të parakrahut të dorës së djathtë, anën e djathtë të qafes, këndin e nofullës së poshtme janë shkaktuar me mjete të forta dhe këto klasifikohen si lëndime trupore me natyrë më shumë si shenja të vetëmbrojtjes.

Në bazë të pamjes dhe lokalizimit topografik të lëndimeve në rrënjën e gjuhës dhe të kavitetit të gojës me lehtësi mund të rikonstruktohet mënyra e shkaktimit të lëndimeve. Mbyllja e laringut (me fundin e gojës), një ngufatje e tillë kryhet gjatë dhunimit zakonisht me qëllim të pengimit të britmës për ndihmë të viktimës së sulmuar tek të rriturit. Asfiksi mekanike e shkaktuar nga mbyllja e vrimës së gojës pa mbyllur vrimat e hundës nuk parandodhin zakonisht.

Asfiksia klasifikohet e dhunshme me ndërprerje të plotë të frymëmarrjes dhe vdekja e shpejtë me dëmtime në trajtë simulimi dhe shenja të vetëmbrojtjes…

15555588_1209507875794591_1182758507_o 15540537_1209515882460457_1579481956_o

Të ngjashme