Gashi fton zyrtarin rus për vizitë në Obiliq

Obiliq | 09 Mar 2017 | 13:35 | Nga

Kryetari i Obilqit, Xhafer Gashi, e ka ftuar shefin e zyrës diplomatike ruse për Kosovë, Andrej Lisovoj, për një vizitë në komunën që ai e drejton.

‘’Zotri Andrej, ju mund të vini lirisht në Obiliq e të shihni që kemi shkolla ku serbë e shqiptarë mësojnë. Ne kemi raste kur mbi 75 shtëpi janë ndërtuar për serbë e ashkali’’ është shprehur Gashi.

Këtë ftesë Kryetari i Komunës së Obiliqit e ka bërë pasi zyrtari rus deklaroi se nuk është bërë asgjë tash e katër vjet rreth çështjes së kthimit të serbëve të zhvendosur.

‘’Nuk është në rregull që katër vjet kanë kaluar dhe asgjë nuk është bërë në këtë aspekt, nuk është në rregull që asnjë serb nuk jeton në jug, çfarë bashkëpunimi është ky’’.

Deklarimet e tilla u dhanë në konferencën ‘’Bashkëpunimi në mes komunave’’ që po mbahet në Mitrovicë, njofton Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme