Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Kujtim Gashi është shprehur i emocionuar pas mbledhjes së parë konstituive të Kryesisë së re.
Gashi tutje ka shkruar se përbërja e re e kryesisë është kolorit profilesh të cilët janë potencial i madh për ta udhëhequr partinë.
Postimit i plotë:
ë dashur qytetarë,
Nga sot jam pjesë e Kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës. Dua ta falënderoj përzemërsisht kryetarin Memli Krasniqi për besimin e dhënë, si dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të cilët na votuan dje.
Memlin e kam pas kryetar për shumë vite sa kemi qenë në struktura të Rinisë Demokratike të Kosovës, por edhe bashkëpunëtor në institucione; në qeveri e kuvend. E di mirë potencialin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm që ka, prandaj edhe kam besim të madh që partia e drejtuar nga ai, do të rikthehet fuqishëm si partia e parë në vend.
Përbërja e re e kryesisë është kolorit profilesh të cilët janë potencial i madh për ta udhëhequr partinë, por dhe për tu përballur me sfidat që na presin ditëve e muajve në vazhdim. Është nder i veçantë dhe përgjegjësi e madhe për mua të jem pjesë e kësaj kryesie.
Na priftë e mbara!