Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka thënë se Kryetari i LDK’së ka filluar të reflektojë pasi e ka dorëzuar partinë në dorën e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Ka thënë se fakti se ka filluar të flasë për këtë temë është shenjë se ka filluar të pranojë realitetin e keq për partinë.
Ka thënë se është e rëndë qysh partia e Ibrahim Rugovës është gjunjëzuar para Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.
“E vërteta dhemb nganjëherë. Por, parimisht është në rregull që ka fillu me reflektu. Fakti se po merret me këto pune i bien njëfarë katarse që duhet me kalu LDK’ja. Natyrisht se është e rëndë me pru LDK’në në këtë pikë që me u kontrollu prej Albin Kurtit. Mirëpo, fakti se Mustafa dhe të tjerët në mënyrë aktive po merren me këtë punë është shpresëdhënëse se do të kthjellen”, ka thënë Gashi, në një përgjigje për Gazetën Express.
Ndërkohë, Kryetari i LDK’së ka shkruar dy statuse prej kohës kur ka folur Dardan Gashi. Fillimisht e ka mohuar se Albin Kurti është Kryetar i LDK’së e më pas ka lëshuar akuza në drejtim të Kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.
Mustafa e ka krahasuar Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin me Serbinë në fushën e provokimeve. Ka thënë se provokime si të Veselit bën edhe shteti serb.
“Kadriu (Kadri Veseli) si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i PDK-së, dhe lakenjtë e tij s’lënë gjë të keqe pa ia atribuuar LDK-së, e njollosin me llojlloj etiketimesh, e në anën tjetër kërkojnë që LDK të bashkëpunojë më ta dhe me koalicionin e tyre në dialog”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka thënë se pavarësisht presionit LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.
“Mashtrohet dikush nëse mendon se mund ta merr me qera LDK-në për dialog, ashtu siç kanë vepruar me të tjerët. Rugova ka drejtuar proceset më të rëndësishme të vendit, si President, por nuk ia ka dhënë LDK-në ti shërbej askujt. Vetëm Kosovës”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se nuk shtyhen proceset duke ofenduar LDK’në.
“Por fati politik është tjetër. As Serbia nuk do të përballoj pa hy në dialog dhe pa e njohur Kosovën, e as Kadriu s’ka forcë me e shty ketë proces duke e ofenduar LDK-në dhe opozitën që përfaqësojnë shumicën në Kuvend.