Gashi kërkon largimin e ministres Haxhiu nga Kuvendi: Kurti i nxitur nga egoja po e rrezikon shtetin

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 11:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka kërkuar kryesueses së seancës së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit, që ta largojë nga salla ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gashi është ankuar për zhurmë të krijuar nga Haxhiu derisa ai po mbante fjalim në emër të Grupit Parlamentar.

“Kryesuese, mundësisht i bën thirrje Albulenës të mos bëjë zhurmë nga prapa se jam duke mbajt fjalim. Do duhej që për gjuhën që e përdor prapa, kryesuesja e kuvendit t’ia tërheq vërejtjen dhe ta largojë nga salla”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, “i nxitur nga egoja” po rrezikon institucionet dhe shtetin e Kosovës.

“Sot, në pjesën veriore të Republikës kemi më pak shtet të Republikës sepse kryeministri i Kosovës i nxitur nga egoja e tij rrezikoi institucionet. Ne sot këtu i deklarojmë kryeministrit dhe bartësve të institucioneve se ne qëndrojmë fuqishëm në përkrahje të sovranitetit, të institucioneve të zbatimit të ligjit dhe gjithashtu qëndrojmë bindshëm për ruajtjen e partneritetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme