Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, paraqiti para deputetëve Projektligjin nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport, dhe kërkoi mbështetje për votim.
Teuta Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se e përkrahin projektligjin, derisa premtoi kontribut mes leximit të parë dhe dytë, raporton Ekonomia Online.
Avdyl Salihu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së paraqiti mbështetje për projektligjin.
Driton Çaushi, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, tha se e përkrahin dhe premtojnë mbështetje për projektligj, derisa paraqiti vërejtjet për ulje të gjobave.
Për shkak të mungesës së kuorumit, as ky projektligj nuk u votua.