Gashi kërkon që policëve t`u paguhen orët shtesë

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 14:37 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar që për Policinë e Kosovës të gjendet një zgjidhje ligjore që orët shtesë të paguhen.

Deri më tani kompensimi i orëve shtesë është bërë me ditë të pushimit mirëpo sipas Gashit kjo është e vështirë për shkak të numrit të madh të orëve shtesë, raporton Ekonomia Online.

“Për realizimin e operacioneve të ndryshme policore si dhe për përmbushjen e objektivave policia obligohet që të angazhoj numër të madh të policëve në orar të gjatë. Si rezultat i angazhimeve të tilla zyrtarët”.

“Policia e Kosovës për shkak të mungesës në përputhje me ligjit të punës andaj jemi të obliguar që ta rregullojmë me kompensim të pushimit. Vetëm zyrtarët e njësisë së mbrojtjes së afër kanë akumuluar mesatarisht rreth 2000 orë jashtë orarit të punës”.

“Nuk jemi në gjendje që perfomancën jashtë orarit ta kompensojmë me ditë pushimi. Presim që në të ardhmen e afërt të modelohet zgjidhje ligjore për kompensimin e këtyre orëve shtesë”.

Mbështetje për pagesën e orëve shtesë për Policinë e Kosovës, dha edhe ministri i Financave Bedri Hamza.

“Ne presim që ministria ta përfundoj kalkulimin në përputhje me ligjin për punën që brenda javës mund të kompensohen 40 orët shtesë. Ne si Qeveri kemi me qenë korrekt me këtë çështje”.

Të ngjashme