Gashi: Këtu dërgohet në zgjedhje një komunë vetëm pse i thua votuesit: Si je, a je mirë?

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi ka reaguar një dit pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që komuna e Hanit të Elezit të shkoj në rivotimit.

Gashi ka shkruar se është i befasuar me vendimin e fundit të PZAP-së, derisa shton se nuk ka pasur asnkesa nga vëzhguesit ndërkombëtar, as partiak nga ata të VV-së, LDK-së dhe PDK-së.

Tutja Gashi shkruan se në Kosovë, një komunë shkon në rivotim vetëm pse i thua votuesit, si je a je mirë.

Postimi i plotë:

E diel 17 tetor 2021,

Hapja e vendvotimeve: 7:00, mbyllja 19:00!

KQZ – ka dhomën e saj operative ku bën pjesë prokurori, policia dhe zyrtari i KQZ-së.

Ne si anëtarë, në asnjë raport nuk na është thënë nga dhoma operative për ndonjë ankesë gjatë ditës në Han të Elezit;

Asnjë ankesë, as nga prokuroria, as nga policia, as nga zyrtari i KQZ-së.

S’ka pasur ankesa as nga vëzhguesit ndërkombëtarë, as partiak, as nga ata të VV-së e LDK-së e PDK-së e nga askush!

S’ka pasur raportim as nga OJQ-të dhe as mediet!

Raporti i KKZ-së në Han të Elezit është i nënshkruar nga të gjithë komisioneret.

Çka duhet për një komunë që të ketë zgjedhje të lira e demokratike!?

Vërtet këtu njeriu befasohet për të keq edhe kur gjithçka shkon mirë!

Kur isha në SHBA, për të përcjell fushatën e Presidentit Obama, në qendra votimi zyrtarë të dy subjekteve jepnin fletëvotime mostër për t’i mësuar qytetarët se si duhet votuar, ndërsa këtu dërgohet në zgjedhje një komunë vetëm pse i thua votuesit: Si je, a je mirë!

Të ngjashme