Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kosova e ka humbur mundësinë që ta shkruaj vet draftin për Asociacionin, raporton Ekonomia Online.
Shefi i deputetëve të LDK-së, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se pasi e ka parë çfarë dëmi i ka shkaktuar vendit, po profon të ofrojë opsione tjera, siç është ai për dërgimin e draftit të propozuar nga emisa i BE-së, Lajçak, në Komisionin e Venecias.
“Kryeministri e ka bë dëmin për më shumë se 365 ditë Kosova është në sanksione pse nuk e ka bërë më herët. Tash pasi e ka bë dëmin e ofron një apo disa opsione. Kurti reagon merr vendime dhe veprime të cilat janë më të këqija të mundshme në këto vite me bisedimet me Serbinë. Marrëveshjet i zbaton me të këqija se ato paraprake. Kosova e ka humb mundësinë për të shkruar draftin është një dëm për Kosovën që mbetet me pasoja si ne aspektin e ndëshkimeve në formën e sanksioneve”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se marrëveshjet i zbaton me të këqija se ato paraprake.
“Kosova e ka humb mundësinë për të shkruar draftin është një dëm për Kosovën që mbetet me pasoja si ne aspektin e ndëshkimeve në formën e sanksioneve”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, kryeministri Kurti ka ndryshuar shpesh herë qëndrime. Ndërkaq, tregon edhe qëndrimin që LDK-ja e ka sa i përket draftstatutit të Asociacionit.
“Qeveria dhe kryeministri i Kosovës i ka tri qëndrime këto kohët e fundit: është qëndrimi që merret me letrën e përbashkët të krerëve të shtetit, është qëndrimi që në emër të kryeministrit të Kosovës, ministrja e Punëve të Jashtme i dërgon letër vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe ky qëndrimi i fundit të cilën e bëri publike kryeministri i Kosovës. Ai merr vendime më të këqija këto vitet e fundit në bisedimeve me Serbinë, pra paguan kosto të lartë dhe nuk merr asnjë avantazh. Qëndrimi i LDK-së ka qenë dhe është që Kosova ka për detyrë dhe duhet t’i zbatojë detyrat e veta dhe ta bëjë vetë dhe jo t’i imponohen”, u shpreh Gashi.