Gashi: Në mbledhjen e Kryesisë u diskutua për listat e kandidatëve për deputetë, për koalicionet ka kohë

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në mbledhje e Kryesisë, s’është diskutuar për koalicionet e mundshme, raporton Ekonomia Online

Ai në një deklaratë për media ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar për programit e fushatës dhe kriteret për kandidatët për deputetë.

Ndërsa, sa i përket koalicioneve ka thënë se ende është herët.

“Për koalicionet s’ka dicka konkretet, me 14 janar është lista e dërgimit të koalicioneve dhe ka kohë deri atëherë. Ka qenë mbledhje koordinuese, ndërtimi i kritereve të kandidatëve për deputetë, hartimi i programit të fushatës dhe çështje të tjera teknike”, ka thënë Gashi.

Ai tha se detaje për takimin e kryesisë do të jepen nga zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa.

Të ngjashme