Kujtim Gashi ka deklaruar se Ministria e Kulturës nuk e ka shkelur Ligjin për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Në përpjekje për të përmbushur obligimet që ndërlidhen me çështjen, Ministri Gashi ka theksuar se është formuar inspektorati i trashëgimisë kulturore, i cili ka bërë disa kallëzime penale.
“Si ministër, kam raportuar në komisionin për arsim për zbatim të Ligjit për Trashëgimi Kulturore. MKRS ka zbatuar në tërësi rregulloren për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në përpjekje tona për të përmbushur obligimet tona, ne kemi formuar edhe inspektoratin e trashëgimisë kulturore, i cili gjatë vizitave në terren ka bërë 3 kallëzime penale”.
Reagimi i Ministrit Gashi vjen si përgjigje për deputeten e LDK-së, Valentina Bunjaku, e cila akuzoi atë për shkelje të ligjit, duke i kërkuar përgjegjësi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.