Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi pas takimit me shoqatën Sindikale të Aktorëve të Tetarit Kombëtar të Kosovës, tha se për aktorët do të ketë rritje pagash nga janari i vitit 2018, raporton Ekonomia Online.
“Ka disa ditë që teatri është në grevë për shkak të neglizhencës së vazhduese qe kanë pas në të kaluarën, kemi zhvilluar disa takime sot kemi arritur një marrëveshje që ministria e Kulturës më bashkëpunim me shoqatën dhe teatrin ta formojmë një grup punues ku me këtë grip bën rregulloren që përcakton pagat për aktorët, me dhe këtë grup kemi arrit dakordim që të rritën pagat për aktorët”.
“Ministria e kulturës nga janari bën të pamundurën që aktorët te kenë paga më të dinjitetshme. Këta aktorë nuk kanë pas paga të dinjitetshme dhe prej ditës së parë në mandatin tonë e kemi pa që duhet të bëhen rritje pagash. Rritje pagash nga janari”.
Aktorët para mediave lexuan marrëveshjen, ndërsa thanë se “në rast se Ministria nuk i përmbahet kësaj marrëveshjeje, ne do ta vazhdojmë grevën”.
Shumica e aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK) kishin hy në grevë shkaku i rrogave të ulëta që ata marrin, nga 16 tetori.
Aktorët rezident pagën mujore e kanë 437 euro, përderisa po kërkojnë që paga të jetë sa e profesorëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Profesorët e rregullt në UP, pagën bazë e kanë prej 1 150 euro.