Avokati Tomë Gashi ka thënë se paralajmërimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës nga SHBA-ja dhe deklaratat e senatorit Perdue për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, nuk janë për t’u shqetësuar.
“Besoj atë që e thotë kryeministri Kurti, për shkak se ai i ka informatat e sakta dhe jo ato që në disa portale armiqësore ndaj Vetëvendosjes të cilët duket që e kanë pritur me një guxim të paparaë paralajmërimin e paverifikuar”.
“Demanti më i mirë lidhur me këtë gjë ka qenë ardhja e 150 ushtarëve amerikanë në Kosovë ; 150 ushtarë të cilët erdhën sot”.
“Nuk ka asgjë zyrtare me lajmet të cilat bëhen në rrjete sociale. Nuk ka nevojë për shqetësim në Kosovë pasi kjo nuk do ndodhë për një milion arsye. Kosova është edhe projekt amerikan”.
Gashi në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që ka pasë raste edhe kur presidenti historik , Ibrahim Rugova kur ka kundërshtuar vendimet e SHBA-ve, të cilat sipas tij gjithmonë kanë qenë në të mirë të Kosovës.
“Rugova kurrë nuk ka pranuar sugjerimet e amerikanëve dhe e dimë që këto lloj kundërshtime kanë qenë në të mirë të Kosovës. Derisa nuk janë harmonizuar me SHBA-të, ka pasë kundërshtime që kanë qenë në sferë të fjalëve dhe jo të veprave”.
“Më shqetësojnë ata që nuk ja dojnë të mirë Kurtit si kryeministër dhe e sulmojnë ashpër. Opozita ka të drejtë të mobilizohet, mirëpo nuk ka të drejtë ta frikësojë popullin sepse kjo gjë nuk do të ndodhë”.
Gashi ka theksuar që megjithatë kryeministri Albin Kurti nuk mund të shënjestërohet pasi ka shumë pak kohë në pushtet.
“Senatori që e ka publikuar lajmin nuk është faktor vendimmarrës në Amerikë. Postimi i tij nuk duhet të pritet në mënyrë të jashtëzakonshme. Deri tani gjithçka që është thënë nga Kurti është realizuar dhe ne nuk mund të presim kaq shumë nga dikush që është kryeminsitër me pak se 30 ditë”.