Gashi për masat emergjente energjetike: S’e bllokojmë, por s’marrim pjesë në votim

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se LDK nuk e bllokon procesin për vendimin e masave emergjente energjetike, por nuk do të marrin pjesë në votim.

“Përkundër vullnetit tonë pozitivë të deklaruar dje, situatën e krijoj papërgjegjshmëria e ministrit të financave, i cili u deklarua që Kurti nuk do të bisedojë me Kuvendin për këtë çështje. Kjo është arsyeja që lëshuam seancën”, tha Gashi.

“Kjo është papërgjegjësi totale, e konsiderova si sjellje ofenduese për Kuvendin dhe lëshuam seancën. S’pajtohem me mënyrën si është ndërtuar vendimi. Ka elemente që duhet të trajtohen. Nuk do ta bllokojmë procesin, por s’marrim pjesë në votim”, tha më tej Gashi, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që edhe një herë sot të votohet për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme