Gashi: Po rritet mosbesimi i diasporës ndaj institucioneve shtetërore

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 09:48 | Nga

Aktivistja për çështje të diasporës, Liza Gashi, njëherësh drejtore e programeve në organizatën joqeveritare “Germin”, që merret me këtë çështje, thotë se këtë kategori duhet trajtuar përtej mbishkrimit “mirëserdhët bashkatdhetarë!”.

Sipas saj, ekzistenca e një kornize ligjore për diasporën nuk është i vetmi kriter që e përmirëson trajtimin ndaj tyre. Ajo mendon se shteti i prejardhjes ende nuk e di se cilat janë nevojat dhe si jeton diaspora, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë kontekst Gashi kërkon që diaspora të jetë faktor përmbajtjesor i zhvillimit të Kosovës. Megjithëse, sipas saj, të gjitha qeveritë e pasluftës nuk e kanë konsideruar diasporën si potencial për zhvillimin e vendit.

Për fuqizimin e mëtejmë të rolit të diasporës Gashi ka bindjen se ajo duhet përfaqësohet në Parlamentin kosovar jo me dy ulëse, por më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme